Tërmet i fortë shkund vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në një zonë detare pranë ishullit të Kretës, duke u ndjerë në disa zona të afërta.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet sizmologjike, epiqendra e tërmetit ishte rreth 19 kilometra në jug-jugperëndim të Goudouras, në rajonin e Lassithit, një zonë që njihet për aktivitetin e saj sizmik.

Greqia është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në Evropë, ndaj lëkundje të tilla regjistrohen shpesh, pa shkaktuar domosdoshmërisht pasoja për banorët.