LAJM I FUNDIT: Një vajzë nga Maqedonia u gjet e vde*kur në Greqi

23-vjeçarja u gjet e pajetë në një banesë në lagjen Neapoli të Selanikut, të hënën pasdite.

Sipas informacioneve, prindërit e saj e kishin kërkuar pa sukses. Më pas, një i afërm i së resë shkoi në banesë dhe e gjeti atë të pajetë.

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit dhe provat e mbledhura deri më tani nga autoritetet, nuk janë konstatuar shenja që të tregojnë për një vepër penale.

PËRDITËSIM: Edhe pse fillimisht mediat greke raportuan se e reja ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, informacionet e fundit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 23-vjeçare nga Bullgaria.