Alban Skënderaj ka marrë vendimin të anulojë atë që pritej të ishte një prej koncerteve të tij kryesore këtë verë në qytetin e tij të lindjes.
Përmes një reagimi për ndjekësit e tij, këngëtari njoftoi se “’MOTIV’ ishte planifikuar të vinte si një produksion gjigant në Vlorë këtë gusht”. Por, planet janë prishur nga zhvillimet e fundit dhe protestat në Shqipëri, të cilat tashmë kanë hyrë në muajin e tyre të dytë. Për këtë arsye, artisti theksoi qartë se “për shkak të situatës së krijuar në vend, kam vendosur që koncerti i planifikuar në Vlorë të mos zhvillohet ose të shtyhet për një datë të pacaktuar”.
