Klodi dhe Elijona janë fejuar? Detaji që ndezi dyshimet

Klodi dhe Elijona, ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”, kanë qenë në vëmendje të publikut pas përfundimit të reality show-t, pasi janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pas daljes nga programi, ata kanë nisur edhe një lidhje romantike.

Në disa paraqitje të fundit, është vërejtur se Klodi mban një unazë në gisht, gjë që ka nxitur dyshime nëse çifti mund të jetë fejuar, megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë ata.