Një vajzë dhe partneri i saj janë ndëshkuar me fshikullim publik në provincën Aceh të Indonezisë, pasi u shpallën fajtorë për shkeljen e ligjit islamik.
Çifti u dënua pasi shkëmbyen puthje gjatë një transmetimi live në rrjetin social TikTok.
Autoritetet lokale urdhëruan nga 21 goditje me kamxhik për secilin, duke shënuar rastin e parë të një dënimi për shkelje të ligjit të Sheriatit të kryer përmes internetit.
Gjatë ekzekutimit të dënimit, gruaja humbi ndjenjat, ndaj procedura u ndërpre përkohësisht për arsye mjekësore.
Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë dënuar fshikullimin publik, duke e cilësuar atë si trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues ndaj qytetarëve.