Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës për ditën e sotme, 3 korrik 2026.
Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, çmimet tavan të caktuara për produktet e naftës janë si vijon:
Nafta (dizel): 1.40 euro për litër;
Benzina: 1.35 euro për litër;
Gasi: 0.66 euro për litër.
Këto çmime maksimale hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe janë të vlefshme për 24 orë.
MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve nga ana e operatorëve ekonomikë. Ankesat e konsumatorëve mund të adresohen përmes postës elektronike në konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit të telefonit pa pagesë 0800 11000.