Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi Indonezinë lindore të premten, pa raportime të menjëhershme për viktima apo dëme, raportoi The Neë Indian Express, duke cituar Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Tërmeti goditi në një thellësi prej 120 kilometrash, rreth 58 kilometra në perëndim të Tobelos në provincën Maluku të Veriut, në orën 11:31 të mëngjesit sipas kohës lokale (02:31 GMT).
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë (BMKG) tha se nuk kishte kërcënim për cunami pas tërmetit.