Operohet urgjen politikani i njohur në Spitalin Acibadem

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, i nënshtrohet një operacioni urgjent

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, është operuar me urgjencë pasditen e sotme në spitalin Acibadem Sistina, mëson 24info.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale të lidhur me një sëmundje kancerogjene.

Për momentin nuk janë bërë të ditura më shumë detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.