E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi mbetet e paqartë, ndërsa katër klube të Premier League janë përmendur si destinacione reale për yllin brazilian.
Vinicius ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës me Real Madridin, ndërsa marrëveshja aktuale i skadon në verën e vitit 2027. Kjo e vendos klubin spanjoll në një pozitë të vështirë, pasi nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë lojtarin falas në të ardhmen.
Braziliani u transferua në Madrid për rreth 50 milionë euro dhe klubi nuk pritet të pranojë një ofertë më të ulët se kjo shumë. Sipas raportimeve nga Spanja, Vinicius ka dilema për largimin nga klubi që e afroi kur ishte vetëm 17-vjeç.
Raporti i El Debate shkruan se vetëm pesë klube konsiderohen realisht të afta për ta transferuar atë: Arsenal, Liverpool, Manchester City, Bayern Munich dhe Manchester United.
Në artikull theksohet gjithashtu se njerëzit rreth lojtarit nuk janë të gjithë në të njëjtën linjë. Agjenti i tij brazilian, Federico Pena, thuhet se e ka këshilluar të mos rinovojë, në mënyrë që të përfitojë një bonus të madh nënshkrimi ose ta kërkojë atë nga Real Madridi.
Liverpooli, që po kalon një fazë rindërtimi nën drejtimin e Andoni Iraolas, mund ta shohë Viniciusin si përforcimin ideal në sulm, sidomos pas dështimit për të siguruar Yan Diomanden, i cili preferoi PSG-në.
Manchester United, tashmë nën drejtimin e Michael Carrick dhe me rikthimin në Champions League, mund ta konsiderojë brazilianin si një transferim të madh për të treguar ambiciet e reja të klubit.
Ndërkohë, Arsenali mund të kërkojë ta forcojë edhe më shumë repartin ofensiv, me synimin për të mbrojtur titullin në Premier League dhe për të luftuar seriozisht edhe për trofeun evropian.
Manchester City dhe Bayern Munich mbeten gjithashtu në listën e klubeve që mund ta përballojnë një operacion kaq të madh, nëse Vinicius vendos të largohet nga Real Madridi.