Sloboden Peçat: Strukturat e VLEN kundër Agon Feratit, mbështesin Latif Arifin?!
Strukturat e VLEN-it kundërshtojnë propozimin e Agon Feratit për ministër, shkruan media në gjuhën maqedonase Sloboden Peçat.
Sipas medias, arsyeja kryesore e kundërshtimit është fakti se Agon Ferati nuk ka qenë as VLEN deri sot, ndërsa propozohet menjëherë për ministër.
Sipas shkrimit të Sloboden Peçat, në garë për këtë post është Latif Arifi, aktualisht koordinator nacional për media dhe anëtar shumëvjeçar i ASH-së dhe VLEN-it.
Media shkruan se në fund dy bashkëkryetarët e VLEN-it duhet të vendosin mes të dyve.
Vetëm VLEN zyrtarisht nuk ka konfirmuar emrat e ministrave të ri deri tani.