VIDEO: Pamje trishtuese nga momenti i nxjerrjes së trupit të të riut në Liqenin e Batllavës

E rëndë në Batllavë: Nxirret trupi i pajetë i 25-vjeçarit pas orësh kërkimesh në liqen

 

Ka përfunduar me tragjedi operacioni i kërkim-shpëtimit në Liqenin e Batllavës, ku është gjetur dhe nxjerrë trupi i pajetë i 25-vjeçarit që ishte zhdukur një ditë më parë gjatë larjes në liqen.

 

Sipas informacioneve paraprake, i riu kishte qenë në liqen së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. Në një moment ai kishte hyrë në ujë për të notuar, por nuk ishte parë më të dilte në sipërfaqe. Fillimisht familjarët kishin menduar se ai po notonte, derisa kuptuan se diçka kishte ndodhur dhe kërkuan ndihmë.

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje u angazhuan njësitë e Policisë së Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe zhytësit e Forca e Sigurisë së Kosovës, të cilët zhvilluan kërkime për disa orë në ujërat e liqenit.

 

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin e dhimbshëm kur trupi i pajetë i të riut nxirret nga liqeni, ndërsa familjarë dhe qytetarë të shumtë kishin pritur me ankth përfundimin e operacionit.

 

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet procedurave të parapara ligjore. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

 

https://www.facebook.com/share/r/18yo7LkTvq/