Asnjë bombë s’mund të na arrijë, Zoti do të na mbrojë’: Prezantuesja iraniane bëhet horë, ik nga transmetimi

Një transmetuese iraniane e lajmeve, e njohur për mbështetjen e saj të fuqishme ndaj regjimit ekstremist të Ajetullahut, u përball me një situatë të papritur gjatë një transmetimi live.

Derisa deklaroi se “asnjë bombë nuk mund të na arrijë, Zoti do të na mbrojë”, duke iu referuar sulmeve të fundit të SHBA’së, pas disa sekondave ndodhin shpërthime të fuqishme ku u ndien edhe brenda studios televizive.

Shpërthime të tilla tundnin edhe studion televizive, duke u gjendur në një situatë të sikletshme iku dhe la në gjysmë edicionin e lajmeve.

Prezantuesja Sahar Emami dukej e frikësuar dhe në gjendje të tronditur, teksa lëshoi skenarin e edicionit nga dora dhe përpiqej të siguronte veten.

Kliko ketu per te pare videon